Home Aktuale Francezët e çojnë në qiell Kelmendin: Shteti i ri i Kosovës, një...

Francezët e çojnë në qiell Kelmendin: Shteti i ri i Kosovës, një fuqi botërore e xhudos

8
SHARE

Shteti i ri dhe i vogël i Kosovës është shfaqur si një fuqi e xhudos në botë, këtij sukses i ka prirë kampionia e vogël olimpike, Majlinda Kelmendi shkruajnë mediat franceze.

Loading video

Njëmbëdhjetë vjet pasi fitoi pavarësinë nga Serbia, shteti i Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë në Olimpiadën të mbajtur në Rio në vitin 2016, suksesi i Kelmendit i mundësoi Kosovës dhe dy milion njerëzve të saj të mposhtnin vëllain e saj të madh Shqipërinë që kurrë nuk ka fituar një medalje olimpike në asnjë sport, shkruan agjencia franceze e sportit.

Kelmendi është nisur drejt kampionatit botërore në Tokio që fillojnë ditën e diel, atje do të kërkoj sa më shumë ‘ari’.

Historia e suksesit të xhudo në Kosovës u krijua nga trajneri Driton “Toni” Kuka në qytetin e vogël të Pejës, ku themeloi një klub xhudo me vëllezërit e tij.

Një dhomë trajnimi me një çati që rrjedhtë dhe tapete të veshur nuk e pengoi klubin të prodhojë kampionë, autoritetet adekuate vendosën vetëm kohët e fundit të financojnë rinovimin e saj.

‘Jam i sigurt që nëse nuk do të kishte Toni, Kosova nuk do t’i kishte të gjitha këto medalje sot, veçanërisht të artën olimpik,” tha Kelmendi, 28, për AFP.

Tutje francezet shkruaj se Kelmendi u bë një heroin kombëtar falë sukseseve të saj në Rio, e cila ndoqi titujt botëror në 2013 dhe 2014.

Në vendin e varfër në Ballkan, ku futbolli është sporti kryesor, xhudistët mezi mund të presin të jenë në krye të listës për ndihmë financiare nga autoritetet. Ata marrin vetëm 250,000 euro (281,000 dollarë) çdo vit, tha Kuka, nga i gjithë buxheti i qeverisë sportive prej 17 milion eurosh.

Hakmarrja ndaj historisë

Kelmendi, e cila gjithashtu mban tituj evropianë dhe mbizotëroi në Lojërat Evropiane në Minsk këtë vit, është ylli më i ndritshëm i skuadrës së Kukës. Por ajo nuk është më vetëm. Tani ajo prinë një grup, anëtarët e të cilit aspirojnë gjithashtu të fitojnë tituj botërorë.

Distria Krasniqi, 25 vjeç, është kampione në moshë të re botërore dhe Nora Gjakova, 28 vjeç, fitoi të bronztën në kampionatet evropiane.

“Në kategori të ndryshme moshe, tani kemi 14 xhudistë që kanë arritur nivelin më të lartë,” tha 48-vjeçari Kuka.

Shumica e xhudistëve vijnë nga e njëjta lagje

Duke krijuar një ekip kaq të fuqishëm, Kuka po merr hak ndaj historisë së trazuar të Kosovës që mori një fat të madh në karrierën e tij.

Në vitin 1992, me afrimin e Lojërave Olimpike të Barcelonës, Kuka ishte xhudisti më i mirë në ish-jugosllavi në kategorinë e meshkujve nën 71 kg dhe një nga më të preferuarat për një medalje.

Por që nga viti 1989, situata ishte tensionuar në Kosovë, shumica etnike shqiptare e së cilës ishte nën zgjedhën e të fortit të atëhershëm të Beogradit, Slobodan Milloshevic.

Brenda një lëvizjeje më të gjerë të rezistencës qytetare, atletët etnikë shqiptarë u larguan nga skuadrat jugosllave.

“Ëndrra ime olimpike u prish,” kujton Kuka për agjencinë franc, duke shtuar se ai kishte rrahur të gjithë medalistët e Barcelonës në Lojërat Olimpike, shkruan agjencia franceze e lajmeve./Gazeta Metro/