Home Aktuale ‘Ky popull nuk ka asgjë për të humbur, është në pikën që...

‘Ky popull nuk ka asgjë për të humbur, është në pikën që edhe nga dinjiteti i jetës është zhveshur’

235
SHARE

Shkruan: Tea Maneku

Sot u be 1 muaj qe kur jam kthyer ne Shqiperi per te kaluar pushimet e veres. Ndihem e ezauruar dhe dorezuar menderisht. Kontakti i vazhdueshem me familjare edhe miq qe ndodhen ne situata jetesore absurde, te vuajtura, panevojshmerisht te komplikuara dhe menderisht patologjike. Bashkebisedimi me kedo eshte i veshtire, ankthioz edhe agresiv ne formen me te zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale jane aty perdite, format e te ciles manifestohen duke filluar qe nga momenti i pare qe dal nga shtepia per te marre busin edhe te shkoj ne praktike. Per cdo dokument fillestar qe me duhet hasem me institucione pertace, te korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshteruese.

Ka qene e pamundur te beje biseda qe shkojne pertej problemeve. Kjo eshte gjendja me e renduar psiko-socio-ekonomike qe kam perjetuar deri me tani nga Shqiperia. Ajo per te cilen me vjen keq me teper eshte se brezat e rinj jane konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale te interaksionit shoqeror. Askush nuk e ve ne pikepyetje sjelljen e vet edhe te reflektoje per opsione te tjera. Modeli estetik dominant qe eshte i pranishem me bollik ne hapsirat e qytetit jane te rinj e te reja te mbiveshur, luks pa shije, ne pamje te pare shtrese e mesme e larte? Por fatkeqesisht ky nuk eshte realiteti faktik i Shqiperise por thjeshte nje simptome me qellim mbulimin e nje gjendjeje qe ne brendesi eshte e krimbur, e vuajtur dhe ne mungese kritike te drejtesise sociale.

Modeli i autoritetit qe eshte i gatshem per identifikim jane nje grup burrash te korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamesie, pa kulturen minimale te demokracise, me komplekse te thella inferioriteti te manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marredhenie nderfamiljare me tipare Kanunore jane realitet edhe perditshmeri e gjithesecilit tashme. Ne te tilla kushte identifikimi me pushtetin eshte bere mekanizem mbijetese por padiskutim i pajustifikueshem.

Hapsirat e sigurta sociale ne te cilat ke mundesi zhvillimi jane aq te pakta edhe aq te nderlidhura me forma kapitaliste perfitimi sa jane dekurajuese edhe te paperfillshme per te gjeneruar ndryshim substancial.

Rezultati ne nje gjendje te tille? Deshire edhe sakrifica marramendese per tu larguar. Braktisje e gjithckaje per tja nisur nga zero-ja ne vende me ligje qe e bejne thuajse te pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individeve qe nuk jane pjese e EU. Ne te tilla kushte ky popull nuk ka me asgje per te humbur, eshte ne piken qe edhe nga dinjiteti i jetes eshte zhveshur. Paradoksalisht kto jane pikerisht momentet historike ne te cilat mobilizimi i revoltes eshte i domosdoshem per krijimin e avashte te nje fryme te re politike qe duhet te kete parim dhe kusht denoncimin e padrejtesive sociale. Une kam shprese…