Home Aktuale ERDHI DITA..!

ERDHI DITA..!

34
SHARE

Satirike

“Erdhi dita”, s’ka me pritë,
Nuk jetohet në Opozitë !

Kjo parullë me krekosje,
Zuri vend n’Vetëvendosje !

Është e bindur kjo parti,
Se do t’ngjitet në Qeveri !

E pret Ditën me gëzim,
Në fitore me çdo çmim !

Seç ngrihet në avantazhe,
E lazdrohet me sondazhe !

“Erdhi dita” mos “Beso.”
Nuk është Vota dosido… !

Pa përvojë në pazare,
Vetëvendosja dështon fare !

Do të mbetet e Zezë Ditë,
Si dikur në Opozitë !

Për t’vazhduar me këto mend,
T’i hedh vezët në Kuvend !

Kështu e kanë n’koalicion,
Kush – kujt “hilen” ia pallon..!

Spica Metalike