Home Lajme Nga Rajoni Hoxhaj: Mungesa e përspektivës euro-atlantike për Ballkanin i hap rrugë Rusisë që...

Hoxhaj: Mungesa e përspektivës euro-atlantike për Ballkanin i hap rrugë Rusisë që ta destabilizojë rajonin

3
SHARE

Në Samitin për Paqe, Siguri dhe Zhvillim për Evropën Juglindore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për mundësitë dhe sfidat me të cilat po përballet rajoni sa i përket sigurisë dhe paqes.

Sipas Hoxhajt, nuk ka ndonjë rajon brenda gjeografisë evropiane që mund të jetë më i përshtatshëm për të diskutuar paqen, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është gurthemeli i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Duke flour për situatën në rajon, Hoxhaj tha se është shumë e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë të qartë euro atlantike dhe të zgjidhen cështjet e hapura bilaretale mes shteteve rajonit. Ai përmendi procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili tha se duhet përfunduar me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Paqja e qëndrueshme në Ballkan bëhet vetëm me integrimin e rajonit në BE dhe NATO. Mos qartësia në perspektivën euro atlantike vë në rrezik edhe paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri i vendit, po ashtu, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të jetë fer me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i shpërblejë arritjet e shteteve respektive, duke shtuar se cdo zbrazëti që lë Evropa apo NATO në rajon, përbën një mundësi më shumë për Rusinë që të ndërhyjë dhe ndikojë në rajon për të shkaktuar destabilizim.