Home Aktuale Dëshpërimin ndaj BE të mos e shndrrojmë në devijime strategjike gjeopolitike

Dëshpërimin ndaj BE të mos e shndrrojmë në devijime strategjike gjeopolitike

4
SHARE

Nga Prof. Lisen Bashkurti

Ashtu siç e kishim parashikuar, vakumi që la BE me mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut po shndërrohet në avantazhe nga Rusia, e cila fton këto dy vende të dëshpëruara që t’i bashkohen Unionit Ekonomik Euro-Aziatik.

As në politike dhe as në gjeopolitike nuk ka zonë të zbrazura, palet rivalizuese shfrytëzojnë çdo moment për të shtrirë praninë, ndikimin dhe interesat e tyre.

Rusia me veprimet e saj po ndihmon Ballkanin dhe BE për të qartësuar më mirë për tektonikat gjeopolitike të shkaktuara nga dobësitë e të dy palëve: vendeve të Ballkanit Perëndimore dhe të BE.

Serbia tanimë është deklaruar për t’iu bashkuar këtij Unioni me Rusinë në qendër. Kjo është paralajmëruar nga disa kohë më parë. Edhe Shengeni Serbo Centrist – Shqiperi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është një ‘paradhomë’ hyrëse për në këtë Union Rus.

Dhëntë Zoti që Shqiperia, por edhe Maqedonia e Veriut të mos e shndërrojnë dëshperimin ndaj BE për mos hapjen e negociatave në devijime gjeostrategjike, nga Euro-Atlantizmi drejt Euro-Azisë.

Kembana bie për t’u dëgjuar. Ariu polar nuk fle edhe kur i mban sytë mbyllur, ndërkohë që Ballkani dhe BE duket se flenë edhe kur i mbajnë sytë hapur.

Sa keq ndodh kur harrohet historia!