Home Aktuale Lugina e Preshevës kërkon bashkimin me Kosovë prej vitit 1992 – Presidenti...

Lugina e Preshevës kërkon bashkimin me Kosovë prej vitit 1992 – Presidenti Thaçi promotori ma i fuqishëm

144
SHARE

Në nji intervistë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ai ka folë rreth situatës aktuale të Luginës së Preshevës, vështërësitë politike dhe ekonomike, përfshimjen në dialogun Kosovë – Serbi, deri te arritja e nji paqe afatgjate në mes të këtyne dy shteteve, transmeton Rrokum.TV

Për ma shumë ju sjellim intervistën e plotë:

Ju lutem na përshkruani situatën aktuale në Luginë të Preshevës?

Ragmi Mustafa: Unë besoj që situata në Luginë është produkt i neglizhimit dhe mos respektimit të marrëveshjeve paraprake të nënshkruara nga Qeveria e Serbisë, me përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilat marrëveshje qoftë ajo e vitit 2001-Marrëveshja e Konculit, e cila predispozon që në një proces demokratik t’i realizojnë të drejtat e shqiptarëve të Luginës. Qoftë marrëveshja e vitit 2009 për ristrukturimin e trupit koordinues apo plani shtatë pikësh i vitit 2013 që është prezantuar nga përfaqësuesit politikë dhe institucional të Luginës së Preshevës, për diskutim me Qeverinë e Serbisë. Deri më sot nuk ka pas një ftesë nga Qeveria e Serbisë për ta diskutuar planin shtatë pikësh, përkatësisht realizimin e atij plani e që në të vërtetë emërtimi i tij është masat emergjente që duhet të ndërmirren për stanimin e gjendjes së të drejtave të shqiparëve të Luginës së Preshevës. Kjo gjendje është një gjendje e pa shpresë sa i përket realizimit të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe besoj që që ka një tendencë nga Qeveria e Republikës së Serbisë që problemin politik me shqiptarët e Luginës ta kthejë në një problem ekonomik. Marrë parasysh në gjithë ballkanin Perëndimor gjendja ekonomike është e vështirë atëherë mbetemi në rrafshin e një gjendje të përgjithësuar ekonomike. Megjithatë, unë nuk ndaj të njëjtin mendim sepse cështja e Luginës së Preshevës, nuk është problem ekonomik është problem puro politik, është cështje e të drejtave, është cështje e barazisë, është cështje e lirisë, është cështje e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët përvec që kanë bërë referendume me luftën kanë një përpjekje politike për një status juridiko-politik për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sot, nga 14 korriku i vitit të kaluar kur të gjitha partitë politike në Kuvendin e shqiptarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës , organ jo formal që mbledhë të gjithë përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, janë deklaruar, përkatësisht kanë kërkuar nga presidenca, kryeministria e Republikës së Kosovës që cështjen e Luginës së Preshevës ta trajtojnë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse-reciproke ndërkombëtarisht të njohur.

Kur po e përmendni problemin politik dhe atë ekonomik më intereson të dij, cili është raporti ndërnjerëzor në Luginë të Preshevës?

Ragmi Mustafa: Deri më sot dhe në të kaluarën shqiptarët nuk kanë pas problem me komshit e tyre serbë apo të nacionaliteteve tjera. Nuk kanë pas probleme me ata që i rrethojnë, drejtpërdrejt kanë pasur probleme me sistemin i cili në mënyrë sistematike ka imponuar diskriminimin. Pra, serbët lokal nuk janë fajtorë pse shqiptarët nuk kanë tekste mësimore në shkollat fillore dhe ato të mesmet në gjuhën shqipe, serbët lokal nuk janë fajtorë pse nuk njihen diplomatë e shqiptarëve që me shumë mundë i marrin nëpër universitetet e Kosovës, serbët lokal nuk janë fajtorë pse nuk bëhet integrimi i shqiptarëve nëpër institucione e sisteme. Por është politika segriguese, është politika sistematike e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Për më tepër këtë e thotë më së miri edhe vet ministri i mbrojtjes Aleksadër Vulin apo i fundit që ishte hapja e një partie të re në Bujanoc nga Vasiq e djathta serbe apo serbska dresnik, kun ë mënyrë pezhorative i referoheshin shqiptarëve në mënyrë përcmuese dhe denigruese i referohehsin shqiptarëve ashtu sic iu është referuar edhe ministri Vulin, të cilin Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka paditë para Gjykatës së Lartë në Beograd, për këtë gjuhë. Por, për mua kjo më shumë fletë për karakterin e qeverisë në Beograd sesa që flet për shqiptarët. Përkatësisht deklarimet e tyre nuk kanë bërë që ne të ndihemi të ofenduar por që kjo flet për casjen që ka Qeveria e Repubblikës së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe mjafton për ta parë që Qeveria e Republikës së Serbisë nuk i do shqiptarët brenda suazave të shtetit serb.

Referuar raportimeve të para një viti që në Luginë të Preshevës, Serbia po mbanë ‘orë policore’, si qëndron sot kjo cështje apo edhe atëherë në kohën e raportimeve kanë qenë propaganda për të mbjellë frikë tek shqiptarët e Luginës së Preshevës?

Ragmi Mustafa: Mund të them me gjithë bindjen se pas luftës në Kosovë është stacionuar Kazerma e Prishtinës fillimisht në pjesën e Luginës së Preshevës , e cila më pas nxiti edhe luftën. Që pas Marrëveshjes së Konculit dhe pas krijimit të xhandarmërisë- njësitit special anti-terrorist në Serbi është i vetmi vend Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që mbahen në një gjendje të jashtëzakonshme. Që nënkupton që forcat anti-terroriste të xhandarmërisë janë të shpërndara buzë kufirit me Kosovën dhe nëpër fshatrat shqiptar. Kemi pas raste të shumta ku përsipër ka marrë xhandarmëria të bëjë edhe kontrollet e kalimit rrugor, kontrolle këto që do të duhej ti kryente policia multietnike ose policia rrugore e cila është edhe kompetente. Ne këtë e kemi cilësuar si presion psikologjik ndaj shqiptarëve.

Të shqiptarëve në përgjithësi apo bëhet fjalë vetëm për ata ‘shqiptarë në shënjestër’?

Ragmi Mustafa: Jo jo, nëse flasim edhe në të kaluarën në vitin 2012 ka ndodhë që dy ditë para zgjedhjeve janë arrestuar ish ushtarët e UCPMB-së me pretekstin për terrorizëm dhe pas dy muajve janë liruar duke u thirrur mbi ligjin për amnisti të vitit 2001, por që kanë bërë me një strategji politike e që është prezantimi i përkeqësimit të situatës së sigurisë fillimisht, e 2012 ka qenë dy ditë para zgjedhjeve që kanë kuptuar që ministri Daciq (Kryeministër atëherë), i janë rritur votat sa i përket zgjedhjeve por sigurisht në shënjestër kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe më tej ish ushtarët e UCPMB-së, një pjesë e të cilëve e kanë të pamundur që të jenë me familjet e tyre dhe në tokat e shtëpitë e tyre, por që se në një gjendje të përgjithshme për ta krijuar një gjendje të jashtëzakonshme e cila është e papërballueshme për njerëzitë normal, në këtë rast për shqiptarët e Luginës se Preshevës.

Tanimë është bërë një vit nga koha që jeni zgjedhur Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, na flisni për prioritet e juaja, sa keni arritur ti realizoni apo ti shtyni përpara proceset të cilat kanë qenë të inicuara edhe para se ju vini në këshillin të cilin tanimë e drejtoni?

Ragmi Mustafa: Konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ndodhë me 26 nëntor të vitit të kaluar, që i bie edhe një muaj i bëj një vit në zyre, paraprakisht kam qenë i punësuar si bashkëpunëtor profesional në vet Këshillin Nacional Shqiptar që në fillim. Ne si koalicion qeverisës kemi vendosur disa nga prioritetet për të cilat do të angazhohemi në këto katër vitet dhe sigurisht në një ka qenë që i gjithë aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar do të jetë i orientuar në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kjo ka qenë që në fillimet ju kujtoj në vitin e kaluar një debat i madh mbi ndryshimin e flamurit. Sot, nuk e kemi temë sa i përket cështjes së flamurit sepse ne me ngulm kemi theksuar që nga të gjitha republikat e ish Jugosllavisë vetëm Serbia është ajo që e ndalon flamurin kombëtar. Pra, marrë parasysh që Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia por edhe ne Bosnjë ke të drejtën ta përdorësh flamurin kombëtar, Serbia është i vetmi vend nga ish vendet e Jugosllavisë që nuk e lejon edh më tej përdorimin edhepse i njëjti flamur ka qenë i lejuar të përdoret n ëish Jugosllavinë. Pra, si temë kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme të adresohet dhe të sqarohet deri në fund, sepse flamuri lidhet drejtpërsëdrejti me identitetin kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. E dyta, për ne ka qenë shumë e rëndësishme hartimi i një strategjie sektoriale dhe e përgjithshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar se si do të funksionojmë në katër vitet e ardhme. Kemi marrë mbështetjen e OSBE-së dhe jemi në fundin e hartimit e asaj strategjie, përkatësisht jemi në fundin kur do të publikohet, e që ka me identifikimin e fushave me të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar funksionon me arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Gjithashtu, si prioritet kemi vendosur edhe shtrirjen horizontale përvec kësaj vertikales konsiderojmë që është shumë e rëndësishme që të kemi zyre të Këshillit Kombëtar Shqiptar qoftë në Komunën e Preshevës, qoftë në Komunë e Medvegjës. Me dhjetëra kërkesa iu kemi bërë autoriteve komunale që të lirojnë një hapësirë të caktuar brenda institucioneve publike të këtyre komunave për hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar. Unë besoj që gradualisht do ta arrijmë edhe këtë cështje edhepse duket se zgjidhje nuk ka në sipërfaqe. Dhe, sigurisht njëren nga prioritetet që e kemi adresuar e që është top prioritet është cështja e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme. Ne kemi pasur një angazhim të jashtëzakonshëm sa i përket me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë ku kemi hasur në mirëkuptim të ministres Besa Shahini dhe njëkohësisht kemi hasur mirëkuptim edhe të ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj. Ku znj. Besa Shahini e ka takuar në disa raste për më tepër ka ardhë edhe në Bujanoc që ta takoj ministrin e arsimit të Republikës së Serbisë, ku ka theksuar që Serbia do të jetë në pozicion nëse i kërkohet ndihmë që të ofroj ndihmën për të zgjidhur këtë cështje. Ne e kemi proklamuar një plan i cili ka një memorandum mirëkuptimi në mes Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe asaj të Republikës së Shqipërisë ku do të adresohen tri tema; cështja e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, cështja e diplomave dhe cështja e tretë ka qenë ngritja profesionale e mësimdhënësve. Dh krejt në fund prioritet mbi prioritetet kemi pas përfaqësimin e dinjitetshëm të Luginës së Preshevës, përkatësisht ndërkombëtarizmin dhe përfaqësimi i cështjes së Luginës së Preshevës. Në këtë drejtim unë besoj që kemi bërë të pamundërën sepse e kemi adresuar në të gjitha ambasadat që ekzistojnë në Beograd, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar kemi kërkuar dhe dërguar shkresa të ndryshme. Kemi pas takime të njëpasnjëshme për të sqaruar këtë cështje dhe njëkohësisht edhe më tej jemi duke kërkuar që në kuadër të proceseve rajonale përkatësisht dialogut Kosovë – Serbi të trajtohet edhe cështja e Luginës së Preshevës për të pasur një zgjidhje fatlume.

Si e shihni fitoren e Albin Kurtit si fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë? A mendoni që është imazh pozitiv apo negativ tani kur Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme, duke e përshirë edhe cështjen e Luginës së Preshevës?

Ragmi Mustafa: Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur një pozicion të papërcaktuar sa i përket forcave politike që kanë garuar. Ne i kemi uruar për zgjedhjet dhe mënyrën e organizimit të zgjedhjeve qoftë në mënyrën e garimit, votimit, përzgjedhjes, si proces elektoral që ka qenë ndër më të mirët në rajon. Gjithashtu i uroj që i nominuari për kryeministër nga Vetëvendoje sa më shpejt të fromojë qeverinë, ekipet qeverisëse në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është shumë e rëndësishme që të ketë sensibilitetin e mjaftueshëm dhe seriozitetin e nevojshëm për ta trajtuar cështjen e Luginës së Preshevës, sepse përbën pjesë të kontektsit historik apo të përditshëm edhe të Kosovës, Lugina e Preshevës. Duke qenë se ne i besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ne jemi në dispozicion për të bashkëbiseduar dhe bashkëpunuar sa iu përket cështjeve jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Konsiderojmë që vetëm nga një bashkëpunim sistematik e strategjik do të kemi rezultate konkrete sa i përket realizimit të ambicieve dhe vullnetit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Se a do të jetë pozitiv apo negative mbetët koha të tregojë, por unë besoj që institucionet e Republikës së Kosovës, kanë kapacitetet e mjaftueshme për të trajtuar edhe cështjen e Luginës së Preshevës në nivelin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje krahas zgjidhjes gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë – Serbi.

Ju personalisht e keni takuar z. Kurtin për të uruar për rezultatin e zgjedhjeve?

Ragmi Mustafa: Unë i kam uruar edhe publikisht për këtë proces, kam konsideruar si proces në përgjithësi është pozitiv dhe ndër më të mirët në rajon. Njëkohësisht ja edhe përmes juve ia uroj edhe zotit Kurtit dhe të gjitha forcave të tjera politike që kanë marrë pjesë në këtë garë sepse do të ishte e mangët të ishte vetëm një forcë garuese. Unë besoj që do të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit mes pozitë dhe opozitë sepse cështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk është cështje e një qeverie po është e gjeneratave që do të vijnë, sepse do të përcaktojë, besoj kornizat mbi të cilat do të ecë edhe Kosova si shoqëri në fakt.

Të kthehemi edhe njëherë tek besimi që keni shprehur në institucionet e Republikës së Kosovës. Si e keni pritur idenë e korigjimit nga Presidenti Hashim Thaci?

Ragmi Mustafa: cështjet dhe zgjidhjet brenda dialogut Kosovë – Serbi ose cilat do të jenë opsionet që do të përcaktohet Republika e Kosovës nëpër të gjitha mediat e Kosovës është ezauruar jashtëzakonisht shumë, madje është shkuar edhe në detaje në të cilat nuk do të duhej të ishte pjesë e një debati publik por do të duhej të ishin pjesë e një strategjie shtetrore. Ajo që për mua është më rëndësi që në strategjinë përkatësisht në platformën që ka votuar Parlamenti i Kosovës këtë vit para se të bëhej ligji për grupin e dialogut, në disa raste është përmendur cështja e Luginës së Preshevës kjo më gëzon, sepse kjo nënkupton në rast se parlamneti pavarësisht në cfarë formati ka qenë ka pas ndjeshmëri për ta përmendur cështjen e Luginës së Preshevës. Kjo nënkupton që të gjitha forcat janë aty. Ideja e presidentit Thaci nuk është si ide, ka qenë promotori më i fuqishëm në të. Kërkesat për bashkim apo ribashkim me Kosovën ka qenë kërkesë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e shprehur në vullnetin popullor, verdiktin e popullit me referendum me 1 dhe 2 mars 1992 kur është kërkuar autonomi territorial-politike me të drejtë bashkimi me Kosovë. Shqiptarët nuk kanë hequr dorë asnjë moment sa i përket atij vullneti të shprehur në referendum, për më tepër e kanë bërë edhe luftën e vitit 2001, pavarësisht rrjedhojave politike që më pas kanë ngjarë në Luginën e Preshevës, nuk ka asnjë forcë politike e cila ka refuzuar apo ka hequr dorë nga referendumi i vitit 1992. Momenti në të cilin e ka thënë Presidenti Thaci me gjithë respektin, është jashtëzakonisht atraktive sepse konsiderojmë përmes këtij procesi do të mund të zgjidhim të gjitha cështjet jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e që janë të nënshtruara një diskriminimi sistematik. Këtë po e them sepse nuk e di sesa më qartë duhet ta bëj Serbia që nuk i do shqiptarët e Luginës së Preshevës, e përderisa nuk i do ne kemi provuar të gjitha mekanizmat për të qenë pjesë përbërëse e shoqërisë në kuptimin institucional apo në kuptimin publik. Sot ke spitalin e Vranjës që është spital rajonal ku bëjnë pjesë dy komunat e Preshevës dhe Bujanocit , të cilat përbëjnë një popullësi rreth tridhjetë përqind të këtij rrethi fqinj dhe nuk ka asnjë shqiptar të punësuar aty. Sot ke mbi 43 inspeksione në nivel republikane dhe ti nuk ke asnjë inspecktor shqiptar i cili punon në kaudër të këtyre institucioneve, dhe të gjitha institucionet e nivelit republikan që funksionojnë edhe në nivel lokal nuk kanë të punësuar dhe marrë inkuadrimin e shqiptarëve. Kjo tregon që që Serbia nuk dëshiron që integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Andaj, në mënyrën më demokratike dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, ne po e theksojmë qëndrimin popullor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ideja e Presidentit Thaci është atraktive, mënyra se si është bërë debati është i gabuar në sensin se është folur më shumë për ndarjen e Kosovës se cka është folur për bashkimin e Luginës dhe një pjesë fatkeqësisht kanë diskutuar cështjen e Luginës në aspektin pezhorativ. Mos të harrojmë se në Luginë të Preshevës ka rreth njëqindmijë shqiptarë, të cilët e duan Kosovën, të cilët janë të gatshëm për sakrifica sa i përket Kosovës, kanë qenë edhe në të kaluarën dhe asgjë nuk i bën më pak kosovarë sesa i bën ata të vendbanimeve tjera në Kosovë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen pjesë e Kosovës, aty ku e kanë edhe me të drejt historike me qenë.

Korigjimi nënkupton bashkimin e tërësishëm të Luginës së Preshevës me Kosovën apo të pjesshëm?

Ragmi Mustafa: Ne kemi pas kërkesë mjaftë specifike dhe goxha mirë të menduar, ne kemi kërkuar që cështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Qëllimi jonë përfundimtar në këtë dialog se si duam të dalim është të respektohet vullnetit popullor i shprehur në referendumin e vitit 1992. Pra, ne nuk kemi hequr dhe nuk do të heqim dorë sa i përket verdiktit të popullit, ne do të përfaqësojmë verdiktin e popullit. Pjesa tjetër është cështje e debatit.

Së fundi keni realizuar një vizitë zyrtare në Berlin, a mund të na jepni detaje si ka shkuar takimi dhe cka është diskutuar?

Ragmi Mustafa: Ne që në fillim nëse mund të ritheksoj kemi pas takime me miqtë e Luginës në një format jo formal i ambasadorëve në Beograd, ku bëjnë pjesë rreth 22 ambasadorë të Bashkimit Evropian , Amerikës, Kandaës, Australisë e kështu me radhë, që atëherë kemi prezantuar gjendjes së Luginës së Preshevës dhe kemi prezantuar zgjidhjet të cialt ne i kemi menduar dhe i mendojmë që mund të jenë më afatgjate dhe në shërbim të paqës. Pas asaj kemi realizuar takime të vecanta me ambasadorë të ndryshëm, që përfaqësojnë shtete të ndryshme në Serbi, por edhe me figura që kanë të bëjnë me cështjet rajonale në kuptimin ndërkombëtar. Gjithashtu, kemi qenë pjesëmarrës në organizimin e Këshillit të Evropës që ka pas të bëj për pakicat dhe mënyrën e trajtimit të pakicave. Kemi qenë të shtuar edhe në SHBA për cështje tjera nuk kemi mundur të jemi prezent si Këshill Kombëtar Shqiptar dhe krejt në fund kemi realizuar një vizitë në Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Ministrinë të Gjermanisë, si dhe në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme. Në këto të dyja vizita ne e kemi dokumentuar procesin në të cilin ka ecë cështja e Luginës së Preshevës, përkatësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kemi ofruar dokumentacionin i cili është aprovuar nga faktori politik dhe institucionalisht i shqiptarëve dhe kemi theksuar vizionin tonë për zgjidhjet e cështjes së Luginës së Preshevës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Dhe, kemi theksuar nevojën për një prezent më të madhe Gjermanisë në Luginë të Preshevës, për shkak që Gjermania si shteti më i fuqishëm dhe më i dashur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës krijon ndjenjën e stabilitetit në këtë pjesë, aq më të tepër kur kanë kapacitete edhe ekonomike edhe politike për ta mbështetur Luginën e Preshevës.

Jemi në fund të bisedës, nëse keni për të shtuar dicka?

Ragmi Mustafa: Ajo që më vie interesant është që në debatet publike që bëhen në Kosovë e Shqipëri, jo shumë njerëz e njohin mirë cështjen e Luginës së Preshevës . Iu kisha kërkuar most ë hedhin mjegullë pa nevojë dhe e dyta ajo që për mua është më rëndësi është të bisedohet dhe të shikohet karakteri i arritjes së paqëje afatgjate në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për mua dialogu do të duhej të kishte qëllim paqen dhe jo parimet, për mua cfarëdo ngarkese të jenë rajonale mbi këtë dialog si Bosnja apo diku tjetër është e tepërt dhe nuk do ti kontribuonte një paqëje që do të duhej ta arrihej mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Dhe, kjo i bie njëjtë sikur të tentonim në kuadër të zgjidhjes mes Maqedonisë dhe Greqisë të involvonim temën e Luginës së Preshevës, ti kërkonim shqiptarëve të Maqedonisë të mos pranojnë cfarëdo emërtimi sepse nuk reflektojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë etj. Pra, në dialogun Kosovë-Serbi konsideroj se nuk do të duhej të ngarkohet me rrjedha të tjera rajonale, sepse mbi shpatullat e Kosovës nuk mund të zgjidhen problemet e Botës, por mund të zgjidhen dhe të arrihet një paqe afatgjate më shumë e nevojshme në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Intervistën e realizoi gazetarja Mihane Hoxha