Home Aktuale Erdogani jep myzhde: Turqia do ti ndërtojë 500 banesa në Shqiperi pë...

Erdogani jep myzhde: Turqia do ti ndërtojë 500 banesa në Shqiperi pë të prekurit nga tërmeti

139
SHARE

Shteti i Turqisë nuk ndalet, por vazhdon humanitetin në forma të ndryshme për popullin shqiptarë, qytetarët e mbijetuar të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri, transmeton KosovaPost.

Deri tani, ky shtet mik i shqiptarëve, ka ndihmuar qytetarët e mbijetuar me gjëra ushqimore, veshmbathje, medikamente dhe kujdes shëndetësor, por nuk mjaftoi me kaq presideti i Turqisë Recep Tayyip Edogan, pasi shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave të tërmetit konfirmoi se Turqia do të financojë ndërtimin e 500 banesave.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka deklaruar Erdogan.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.

Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 50 ndërkohë mbi 750 persona janë plagosur dhe pothuajse 80 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat./KosovaPost./