Ballina Aktuale Fushata kundër emigrantëve po përhapet në Serbi

Fushata kundër emigrantëve po përhapet në Serbi

SHPËRNDAJE

Sipas shtypit serb

Gazeta me tirazh më të madh në Serbi “Blic”-i, në numrin e saj të sotëm, publikon një shkrim, që ka të bëjë me fushatën kundër emigrantëve që po përhapet në Serbi, duke e akuzuar opozitën për ksenofobi, ose grumbullim të poenave politikë në kurriz të njerëzve të përvuajtur.

Po e njëjta gazetë “Blic”, para disa ditësh në ballin të saj paraqiti idenë e zhvendosjes së 10 mijë emigrantëve nga Serbia qendrore në drejtim të Preshevës, për strehim dhe qëndrim afatgjatë.

“Dveri” një organizatë ekstreme në Serbi, sipas “Blic”-it ka organizuar nja peticion kur Qendrës së Refugjatëve në Serbi, a një veprim të tillë e bëjnë edhe disa organizata joqeveritare, të cilat po ushtrojnë një presion të paparë kundër solidarizimit  me emigrantët.

Derisa në Luginë të Preshevës, bëhet gara se kush e mori meritën për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, vala e refugjatëve së shpejti do ta vërshoj Preshevën, nga e cila as notarët më të mirë nuk do t’u përballojnë dallgëve të tyre! (Koment i Jetapress-it i mbështetur në Gazetën “Blic” nga Beogradi).