Ballina Aktuale Rreth 300 emigrantë u transferuan në Preshevë

Rreth 300 emigrantë u transferuan në Preshevë

SHPËRNDAJE

Siç ka bërë të ditur, këtyre ditëve, gazeta beogradase “Blic”, tetë autobusë me rreth 300 emigrantë kanë mbërritur në qendrën e pritjes në Preshevë nga veriu i Serbisë, raporton RTS.

“Masa erdhi pasi u arrit një rekord në nëntor – afro 3,000 emigrantë u përpoqën të arrinin në Bashkimin Evropian përmes Serbisë”, thuhet më tej në “Blic”.

Qendra në Preshevë nuk ka qenë aktive për një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, qendrat funksiononin në komunat e tjera të Rrethit Pçinjit – në Vranjë, Bujanoc dhe Bosilegrad.

Rreth dhjetë ditë më parë, u riaktivizua dhe deri atëherë mbërriti një grup prej 400 emigrantësh nga veriu i vendit, të cilët deri atëherë kishin qenë në objekte të improvizuara, konstaton gazeta  “Blic”. Mërgimtarët, kryesisht janë beqarë, të cilët mbërritën dikur dhe tani do të qëndrojnë në Qendër gjatë dimrit.

Goran Çiriq nga Komisariati për Refugjatë dhe Migrim tregon se emigrantët pranohen, pajisen me çati mbi kokë, ngrohje, tre vakte në ditë, kujdes mjekësor, veshmbathje dhe këpucë.

Kapaciteti i Qendrës së Pritjes në Preshevë është rreth 1.000 vende, nga të cilat 800 janë në objekte statike dhe ato janë pothuajse të plota, kurse në nuk ka vend për familje me fëmijë, dhe ka disa dhoma boshe në Vranjë.

Sipas qendrës për mbrojtje dhe asistencë të azilkërkuesve, situata është më e ndërlikuar në veri të vendit.

Rados Gjuroviq nga Qendra për Mbrojtje dhe Ndihmë për Azilkërkuesit thotë se kapacitetet e akomodimit duhet të rriten pikërisht për shkak të këtyre rrethanave, pasi Serbia përfundimisht po bëhet një tampon zonë  në rrugën e migracionit.

“Në dritën e marrëveshjes me Frontex, e cila është ratifikuar pothuajse kohët e fundit, Serbia po merr përsipër angazhime në rritje për të luftuar migracionin brenda territorit të vet përgjatë kufijve të Bashkimit Evropian,”  tha Gjuroviq për gazetën “Blic”.

Sipas qendrës së mbrojtjes dhe ndihmës së azilkërkuesve, gjithnjë e më shumë emigrantë po vijnë nga Siria. Ata kanë qenë deri më tani në Turqi.

Për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve në veri të vendit, Komuna e Kanjizhës ka kërkuar nga MPB që të rritet sa më shpejt numri i oficerëve të policisë, njofton gazeta “Blic”, transmeton Jetapress.