Home Humor-argëtim SAMARI

SAMARI

75
SHARE

Satirike

Kur vdiq Samarxhiu,
Një plak me përvojë,
Gomarët e rinj
U hodhën në lojë!

Thanë të ngazëllyer:
Lum për ne veshgjatë,
S’ka më samarxhinj
Do t’jemi me fat!

Një gomar plak
Shpërtheu si lumë:
– S’na lënë pa samar,
Mos u gëzoni shumë!

Na vjen ndonjë tjetër
Pa përvojë n’samar,
Me mendjen e krisur
Na bënë shpinën varrë!

Spica Metalike