Ballina Aktuale NUK ËSHTË ETIKE TË FLASËSH PA ETIKË PËR ETIKËN …!

NUK ËSHTË ETIKE TË FLASËSH PA ETIKË PËR ETIKËN …!

SHPËRNDAJE

Nga Albana Tare

Reagim për një sjellje të një të reje, ftuar në një panel…!

Tek ndiqja debatin në një panel në emisionin e fundit 360 gradë
më bëri përshtypje një zonjushë e re, që fliste bukur, me shumë kompetencë e me zë të lartë, në një komunikim me Arben Mecen dhe Sazan Gurin, por që linte për të dëshiruar për nga etika e komunikimit! Ajo tërhiqte me të drejtë vëmendje për minatorët e Bulqizës! Por ajo që më shqetësoi ish komunikimi i saj, me pretendime për etikën, por jo shumë etik….

Zonjusha, të cilën të ftuarit e pritën disa minuta, pasi u vonua në grim, kërkonte respekt nga paneli…
Kërkonte me dhune ta dëgjonin dhe ngrinte zërin për ta arritur këtë dhe kur shihte se nuk ia arrinte dot, drejtohej sa te njëri te tjetri i ftuar që nuk ndante mendim njejtë me të, duke sharë e ofenduar, madje duke akuzuar rëndë të ftuarit në moshë por edhe me shumë vite e kulturë akademike mbi shpinë…!

Si qytetare e si nënë e saj për nga mosha, dua të shpreh dicka..

Nuk dua të mendoj se kjo vajzë, të cilën për herë të parë e shihja në panel apo dëgjoja për të, të jetë modeli përfaqësues i të rinjve intelektualisht të pjekur të sotit…

Nuk dua të mendoj se niveli intelektual i të riut të së sotmes është i tillë, që sjell dije por jo kulturë dhe edukatë komunikimi !
E aq më keq, që i drejtohet me sharje bashkëbiseduesit, e pastaj më keq akoma, profesorëve të nderuar ftuar në panel, të cilët flisnin vetëm profesionalisht!

Nuk dua të mendoj, se niveli i femrave intelektuale të reja në moshë, të jetë i tilli, si ai i vajzës në fjalë, e cila nga mosha është e njejtë me vajzën time, por nga komunikimi dhe mënyra se si i trajtojnë gjerat, janë shumë larg me njëra-tjetrën..!

Por ajo që vërtetë vërtetë nuk dua ta mendoj, është se…
Vajza mund ta ketë bërë këtë për tu bërë e famshme e për të shfrytëzuar daljen e parë për të bërë zhurmë e për të treguar se edhe unë jam këtu…përballë të mencurve të njohur…por që me harbutësine time, di ti ofendoj e pastaj te bëj viktimën se gjoja ato më ofenduan mua…!

Më erdhi zor mua, që degjoja Sazanin kur i thosh…
Ej goce…Unë jam Sazan Guri…
apo kur profesori tjetër Arbeni i thosh…Unë kam mbaruar edhe studime juridike…!

Më duket se në atë panel duhet të largoheshin profesorët dhe jo vajza e llastuar, që përvecse e guximshme për akuzat, për asgjë tjetër nuk do të mbahet mend…

Por më shqetëson edhe dicka…
A kane kritere këto drejtues emisionesh kur ftojnë në panele?!
A ka rregullore të etikës se komunikimit për to?!
Më bëri përshtypje mosreagimi i duhur i gazetarit, thjeshtë për
të lënë Show n të vazhdojë…

Nuk më duket se është e moralshme që një e sapodiplomuar të bëjë moral për moralin një pedagogu me përvojë akademike mbi 30 vite, e të bëjë sikur cdo gjë dihet mirë nga ajo…!
E aq më tepër të lejohet të shkelë komunikimin me fjalë e të mbulojë gabimet me ngritje zëri apo ngritje akuzash…?!