Home Humor-argëtim FUNDVITI FESTIV!

FUNDVITI FESTIV!

95
SHARE

Satirike

Viti në ikje, mos u ktheftë më kurrë,
Po si s’na la, t’i bëjmë bashkë dy gurë!

Dita me përçarje, nata n’ hasmëri,
Çmenduria jonë, nuk paska kufi!

S’na pret sëpata, njëherë në një vend,
Sillemi të shthurur, ashtu si pa mend!

Sa mirë që vitet, ndërrohen për çdo vit,
Përndryshe marritë, ngrihen piramidë!

Na shkon viti plak, me bishtin nën shalë,
E problemet tona, nuk zgjidhen me fjalë!

As me do veprime, si dera pa rezë,
Që nga Presheva, deri në Prevezë!

U bëmë gaz i botës, me sjelljet “non grata”,
Ndoshta vjen një Vit, e na sjell dhurata!

Sa për këtë që vije, për fjalën e nderit,
Na ka rruar dreqi, me brisk të berberit!

Lëre që dhuratat, s’do t’i kemi fare,
Por edhe atë punë, na bëjnë ashiqare!

E ne me sy hapur, themi si për gjumë,
Me fat Vit i Ri, qofsh i gëzuar shumë!

Spica Metalike