Home Aktuale Linja ajrore dhe hekurudhore, ringjall frymën e dialogut mbi binarët e korrigjimit...

Linja ajrore dhe hekurudhore, ringjall frymën e dialogut mbi binarët e korrigjimit të kufijve

239
SHARE

Nga Nexhmedin Saqipi

 

Ofanziva amerikane në Ballkan, e posaçërisht në Kosovë dhe Serbi, kthen shpresat e ngrira të dialogut mes shqiptarëve dhe serbëve për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemeve shekullore.

Diplomacia amerikanë, këtyre ditëve, ua ka bërë të qartë dy popujve nga më të fuqishmit të Ballkan shqiptarëve dhe serbëve se duhet të pushojnë nga zvarritjet e marrëveshjeve, duke filluar nga vendosja e linjës ajrore e tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Linja ajrore e hekurudhore midis dy shteteve shqiptaro-serbe, është nga hapat më serioz të ndërmarra në fillimin  e këtij viti me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, të cilët përmes Ambasadës së Amerikës të akredituar në Beograd, nuk e kanë lënë anash as Luginën e Preshevës, si urë lidhese mes Prishtinës dhe Beogradit.

Linja ndërkombëtare e hekurudhave e cila kalon nëpër Luginë të Preshevës, që lidh Evropën me Azinë, nuk është për ndryshim kufijsh, por për një korrigjim të tyre, nga të cilat ky rajon ka mbetur i varfër e i prapambetur ekonomikisht dhe i bllokuar politikisht.

I deleguari i burrë-shtetasit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, gjenerali Grenell, është decid në qëndrimet e shtetit amerikan për të gjetur t’i finalizuar këto marrëveshje “o sot o kurrë”, të cilat sipas tij janë më shumë se ekonomike dhe jetike për këto dy shtete të administruara me kufij politikë e shtetërorë.

Mirëpo, kjo ofanzivë amerikane e këtij fillim viti, po vjen në një kohë kur Kosova, nuk e ka zgjidhur Qeverinë e saj të re e shqiptarët e Luginës bëhen unikë për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Në vend se shqiptarët e Kosovës dhe vëllezërve të tyre në jug të Serbisë, të njohur si Lugina e Preshevës, të përqendrohen në jetësimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e institucioneve shtetërore, nga njëra anë dhe në anën tjetër sensibilizimin e statusit të shqiptarëve në Luginë, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një zgjidhje të fatit të tyre politik dhe ekonomik.

Vizita e diplomatëve amerikanë në Kosovë e Serbi, gjithashtu ngjall frymën e dialogut të Brukselit, i cili u paralizua për shkak taksës tarifore të Kosovës ndaj Serbisë dhe një varg mosmarrëveshjesh, të cilave si duket do t’u vijë fundi.