Ballina Lajme Nga Rajoni Hoti paralajmëron Kurtin: S’lejojmë getoizimin e Kosovës për shkak të kauzave pseudopolitike

Hoti paralajmëron Kurtin: S’lejojmë getoizimin e Kosovës për shkak të kauzave pseudopolitike

SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se angazhimi i Serbisë kundër Kosovës tregon së nuk është pro marrëveshjes për normalizim, shkruan IndeksOnline.

Por sipas tij kjo nuk është një gjë e re.

Hoti ka thënë se “Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim”.

Por zëvendëskryeministri shtoi se nuk do të lejojnë Serbinë të dëmtoj pozitën e Kosovës ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re.

I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme.

Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.

Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim.

Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare./rajonipress/