Home Lajme Nga Bota Erdogan: Kufiri jugor i Turqisë është kufiri jugor edhe i NATO-s

Erdogan: Kufiri jugor i Turqisë është kufiri jugor edhe i NATO-s

19
SHARE

NATO ndodhet në një periudhë kritike, kur asaj i duhet ta shfaqë në mënyrë të qartë solidaritetin me Turqinë, tha Presidentin Erdoan në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Turqia ka 9 vite që po lufton me kërcënimet që i vijnë nga Siria”,- u shpreh Erdoan në konferencën e përbashkët të shtypit me Stoltenberg.

“Ne jemi i vetmi vend i NATO-s që përplaset ballë për ballë me DAESH-in dhe japim dëshmorë për këtë. NATO ndodhet në një periudhë kritike, kur ajo duhet ta shfaqë në mënyrë të qartë solidaritetin e saj me Turqinë,- theksoi udhëheqësi turk.

“Gjëja kryesore është se NATO siguron vlerë të shtuar në mbrojtjen e vendit tonë dhe luftën kundër terrorizmit. Aleatët tanë duhet ta demonstrojnë solidaritetin e tyre me vendin tonë pa bërë dallime dhe pa parashtruar kushte politike”,- shtoi Erdoan.

Duke nënvizuar se kufijtë jugorë të Turqisë janë edhe kufijtë jugorë të NATO-s, Erdoani tha: “Asnjë vend evropian nuk e ka luksin të jetë indiferent ndaj konflikteve dhe dramave njerëzore në Siri.”/trt/