Ballina Lajme Nga Bota Princi saudit dëshiron të bëhet mbret para Samitit të G-20-ës

Princi saudit dëshiron të bëhet mbret para Samitit të G-20-ës

SHPËRNDAJE

Princi i Kurorës Muhamed bin Selman urdhëroi arrestimin e xhaxhait të tij Ahmed bin Abdulaziz dhe të ish-Princit të Kurorës, Muhamed bin Najif.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, u shfaq për herë të parë pas lajmeve për vdekjen e tij ose që është gati për të vdekur.

Selman bin Abdulaziz, për të cilin u publikuan lajmet në media se ka humbur jetën, u paraqit para kamerave në ceremoninë e betimit të ambasadorëve të Arabisë Saudite në Ukrainë dhe Uruguai.

Agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite SPA publikoi fotografitë e mbretit nga ceremonia e betimit.

Në fotografitë në fjalë duket Mbreti Selman duke i shtrënguar duart me ambasadorët saudit në Ukrainë dhe Uruguai gjatë ceremonisë së betimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Faysal bin Ferhan bin Abdullah.

Nga ana tjetër, gazeta “Wall Street Journal” njoftoi ditë më parë se Ahmed bin Abdulaziz (Princi Ahmed), vëllai i Mbretit Selman bin Abdulaziz, dhe ish-Princi i Kurorës Muhamed bin Najif, të cilët mbaheshin në arrest shtëpie, u arrestuan me urdhër të Princit të Kurorës, Muhamed bin Selman.

Ndërkohë thuhet se Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, po planifikon të bëhet mbret para Samitit të G20, i cili planifikohet të mbahet në nëntor në kryeqytetin Riad.

Sipas një raporti në ueb faqen “Middle East Eye” me seli në Mbretërinë e Bashkuar, arsyeja e arrestimit të xhaxhait të tij, Princit Ahmed bin Abdulaziz dhe fillimin e lëvizjes së likuidimit kundër anëtarëve të familjes mbretërore është se Princi Muhamed bin Selman dëshiron të pastrojë rrugën që shpie në fron përpara Samitit të G20.

Muhamed bin Selman nuk do të presë vdekjen e babait të tij, Mbretit Selman bin Abdulaziz, pasi ai i jep legjitimitet atij, dhe do të përdorë samitin në nëntor si skenë për ngjitjen e tij në fron.

Burimet thonë se Muhamed bin Selman dëshiron të bëhet mbret ndërsa babai i tij është në jetë dhe për këtë arsye do ta detyron atë të tërhiqet nga froni./trt/