Home Aktuale Hoti thotë se me votimin e Qeverisë së re nuk do të...

Hoti thotë se me votimin e Qeverisë së re nuk do të shkelet asnjë shkronjë e Kushtetutës

78
SHARE

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i qeverisë së re do të ndodhë në mënyrë demokratike. Ai ka thënë se nuk do të cënohet Kushtetuta e Kosovës dhe se ajo do të respektohet maksimalisht.

“Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend”, thotë Hoti.

“Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet”, shton ai.

Hoti është nominuar për kryeministër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë muajin që lamë pas. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, thotë se nominimi i tij është jokushtetues pasi nuk janë përcjellur procedurat duke u mandatuar së pari fituesi i zgjedhjeve. VV ka dërguar cështjen e dekremtimit në Gjykatën Kushtetuese. Seanca për votimin e qeverisë së re është thirrur për të shtunën. /Express/