Home Aktuale Thaçi mesazh direkt Kurtit: Nuk mund ta mbash dhe uzurposh pushtetin

Thaçi mesazh direkt Kurtit: Nuk mund ta mbash dhe uzurposh pushtetin

133
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media ka njoftuar se ka dekretuar Avdullah Hotin si mandatar për Kryeministër.

Thaçi tha se nga java tjetër mund të votohet qeveria e re në Kuvend the askush nuk mund ta mbajë pushtetin me metoda jodemokratike, raporton Gazeta Express.

“Të gjithë ne, si zyrtarë dhe politikanë të Kosovës, duhet t’i respektojmë në tërësi këto procedura. Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet dhe humbet, në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe rendit demokratik. Askush nuk mund të pretendojë që me metoda të tjera krejtësisht jodemokratike mund ta merr ose ta uzurpojë pushtetin”

I pyetur për ofertën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një debat mes të dyve, Thaçi tha se ka bërë debate tash e 20 vjet dhe rezultati dihet

“Unë jam president I vendit, debatet i kam zhvilluar për 20 vjet dhe rezultati dihet,është humbje spektakolare për zotëriun”, tha ai.