Home Aktuale Ulqinit i kthehet normaliteti nga sot u hapen lokalet dhe restorantet

Ulqinit i kthehet normaliteti nga sot u hapen lokalet dhe restorantet

102
SHARE

Komuna e Ulqinit nga sot ka hapur lokalet dhe restorantet të cilat kanë qenë të mbyllura si pasojë e Covid19. Këtë e ka konfirmuar për Kosova Post zyrtarja e komunës së Ulqinit Zana Hollaj Sovran e cila ka theksuar se nuk dinë ende se kur priten të hapen kufijtë dhe cilat do jenë rregullat për të hyrë në Mal të Zi për këtë sezon veror.

“Nga sot janë hapur lokalet dhe restorantet .Nuk kemi ende informacion se kur do qelen kufinjtë si dhe cilat do të jenë rregullat për hyrje në Mal të Zi.Presim këto dite të marrim informatat për ti përcjellur tek ju” tha ajo për Kosova Post.

Në anën tjetër se Ulqini ka filluar ti kthehet normalitetit kjo shihet edhe nga postimet që kanë bërë objektet hotelierike në Ulqin.

Hotel Continental i cili shtrihet buzë plazhit nga sot ka filluar punën për të pritur klientelen e saj.

Menagjeri i këtij hoteli i kontaktuar nga Kosova Post tha se kanë rifilluar nga sot punën pas disa ditë mbyllje si pasojë e Covid19. Sipas tij presin që se shpejti të hapen kufijtë dhe ti presim pushuesit nga Kosova sikurse në çdo sezon tjetër verorë.
“Urojmë të hapen kufijtë dhe ti kthehemi normalitetit. Ne mirëpresim si çdo herë pushuesit tanë nga Kosova sepse Ulqini është mësuar me kosovarët dhe nuk ka hjeshi vera pa pushuesit tanë besnik për ne” tha ai duke shtuar se mbesin me shpresën se shumë shpejtë të hapën kufijtë dhe të nis sezoni verorë Vera2020.

Më poshtë shihni një video ku shihet se Ulqini frymon ndryshe nga sonte. /Kosova post/