Home Aktuale Arsyet pse duhet ta konsumoni pjeprin: plot veti shëruese, aleat për humbje...

Arsyet pse duhet ta konsumoni pjeprin: plot veti shëruese, aleat për humbje në peshë

15
SHARE

Të mos shfrytëzoni sezonin e pjeprit do të ishte humbje e madhe për shëndetin. Është burim i hatashëm për vitamina, antioksidues, aleat i shkëlqyeshëm për humbjen në peshë dhe shumë më shumë.

Pema e ëmbël verore, pjepri, është e pasur me fosfor, kalcium, kalium, magnez, hekur, vitamina C, beta karotinë, si dhe fibrat të cilat ndihmojnë në rregullimin e tretjes, me ndikimin pozitiv të humbjes në peshë. Pos se paraqet freskim të shijshëm veror, është i pasur me ujë (rreth 90 për qind), përmirëson edhe punën e veshkave dhe detoksimin, e po ashtu përmban shumë pak sheqer.

Në bazë të kësaj, pjepri nuk trash dhe ndikon mirë në shëndetin e njeriut: beta-karotinë nga pjepri ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërive por edhe ta kanceri në qafën e mitrës dhe të lukthit. Kaliumi, i cili krahas natriumit është elektrolit kryesor i trupit, me sukses e rregullon shtypjen e gjakut, e në kombinim me një sasi të madhe të ujit, pjepri është i shkëlqyeshëm për detoksimin e trupit. E gjitha kjo bëhet përmes veshkave, të cilat pastrohet gjatë këtij procesi.