Ballina Aktuale Diplomati amerikan: SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial...

Diplomati amerikan: SHBA-ja dhe BE-ja të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

SHPËRNDAJE

Diplomati amerikan, Nicholas Burns ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkëpunojnë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova është e pavarur dhe se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti që takove studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë bashkë për ruajtjen e integritetit territorial dhe ta bëjnë atë anëtare e OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/