Home Aktuale Pandemia mobilizon BE-në, ndahen 3.3 miliardë € për Ballkanin – përfituese edhe...

Pandemia mobilizon BE-në, ndahen 3.3 miliardë € për Ballkanin – përfituese edhe Kosova

86
SHARE

Samiti i Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë u zhvillua në mënyrë virtuale u nxjerr një dokument i përbashkët përmes së cilit konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane.

Në lidhje me këtë samit, zëvendësministri në detyrë i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, për Ekonomia Online, tha se në këtë samit është miratuar pako prej 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimorë. Ai tha se Kosova veçse ka përfituar 5 milionë euro.

“Po realisht edhe samiti i Zagrebit që u mbajt më 6 maj, kryefjalë të saj e kishte çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, e cila e ka kapluar tërë globin dhe masat që i ka propozuar të ndihmës Bashkimi Evropian, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Është një pako prej 3.3 miliardë euro, e cila është ndarë gjitha vendeve të Ballkanit dhe po ashtu, asistenca makro-financiare prej 750 milionë euro”.

“Në kuadër të institucioneve tona, ne veçse i kemi marrë 5 milionë euro të cilat janë bërë si rezultat i letërkëmbimit që ka ndodhë ndërmjet Ministrisë së Integrimit dhe Zyrës së BE-së për blerjen e mjeteve shëndetësorë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.

Numri dy në Ministri të Integrimit, tha se Kosova përfituese do të jetë edhe me 50 milionë euro, por që ky implementim i saj janë çështje që diskutohen me Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Është diskutuar edhe për 50 milionë tjera të cilat do të jepen si ndihmë sektorit privat dhe buxhetit të vendit, mirëpo për modalitete, formën sesi do të realizohen në formë të projekteve, janë çështje të cilat do të diskutohen me Zyrën e BE-së në Kosovë”.

“Janë miratuar 100 milionë euro asistencë makrofinanciare në prill, nga ana e Komisionit Evropian, mirëpo kjo nevojitet edhe një votim nga ana e Parlamentit, marrë parasysh marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ku Kosova kualifikohet për ta marrë këtë asistencë, e cila ka për qëllim për ta ndihmuar buxhetin ku ka një gjendje të tillë”, ka thënë Kryeziu.

Teksa ka folur për këtë Samit, Kryeziu tha se pika 9 e flitet ka një konfirmim të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“Po ashtu pikë e veçantë është pika 9, ku flet për një marrëveshje detyruese gjithëpërfshirëse, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, pra një rikonfirmim i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, një afirmim i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ka të bëjë me ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës”, tha Kryeziu.