Ballina Aktuale Mesazh urimi i Myftiut Saqipi me rastin e Fitër Bajramit

Mesazh urimi i Myftiut Saqipi me rastin e Fitër Bajramit

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhemdin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Fitër Bajramit.

Myftiu Saqipi, fton qytetarët e besimit islamë, që ta falin namazin e mëngjesit dhe Fitër Baramit, sipas kushteve dhe standardeve, të parapara sipas vendimit dhe rekomandimeve, të cilat i posedojnë imamët dhe xhamitë e Luginës së Preshevës.

Mesazhi i Myftiut Saqipi del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.

Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut Nexhemdin ef. Saqipi, njofton Jetapress.