Ballina Aktuale Richard Grenell: Kushtetuesja foli, duhet ta respektoni vendimin, unë mezi pres të...

Richard Grenell: Kushtetuesja foli, duhet ta respektoni vendimin, unë mezi pres të punojë me qeverinë

SHPËRNDAJE

Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi ka lëshuar një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sot Gjykata Kushtetuese ka vendosur verdiktin pro-dekretit të Thaçit për procedimin në Kuvend të votimit të qeverisë së propozuar nga Avdullah Hoti.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell përmes një komunikate dërguar mediave.

Kujtojmë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar publikisht në mediat e huaja, Richard Grenellin për rrëzimin e Qeverisë së tij.