Ballina Aktuale Kur se ngon nënën e ngon njerkën!

Kur se ngon nënën e ngon njerkën!

SHPËRNDAJE

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 21 qershorit, në Bujnaoc, Koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe e Presidentit Vuçiq, doli fitimtare me rreth 5000 vota, kurse Listat e partive shqiptare, asnjëra prej tyre veç e veç, nuk arriti ta tejkaloj këtë lartësi votash për ta marrë nismën për formimin e koalicionit qeverisës. Kjo erdhi si rezultat i mosunifikimit të spektrit politik shqiptar në nivel lokal, kurse në atë parlamentar arritën të sigurojnë tre mandate.  

Listat e partive shqiptare në Bujanoc nuk e morën përsipër nismën e Shoqërisë Civile, që ato të jenë unike në zgjedhjet lokale, por vetëm në ato parlamentare, ndaj ndodhi edhe kjo. Nuk thuhet kot: “Kur se ngon nënën e ngon njerkën!”