Ballina Aktuale NË HAXH KËTË VIT MUND TË SHKOJNË VETËM SAUDITËT

NË HAXH KËTË VIT MUND TË SHKOJNË VETËM SAUDITËT

SHPËRNDAJE

            Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB) dhe kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është z/reis i Rijasetit të Bashkësi Islame në Serbi, bënë të ditur se këtë vit në Haxh, do të pranohen vetëm sauditët e jo edhe shtetasit e huaj.

            “Arabia Saudite për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), këtë vit Haxhin e ka kufizuar vetëm me shtetasit e saj sauditë, duke mos pranuar shtetasit e huaj për të kryer kushtin e pestë të Islamit, thuhet në njoftimin e Myftiut Saqipi, duke shpresuar se në vitin e ardhshëm me ndihëm e Allahut xh.sh. do të krijohen kushtet për shkuarjen në Haxh edhe të haxhilerëve të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe rajoni në përgjithësi, njofton Jetapress.