Ballina Lajme Nga Rajoni Haradinaj: E vlerësoj gatishmërinë e Thaçit që t’i përgjigjet ftesës së Speciales,...

Haradinaj: E vlerësoj gatishmërinë e Thaçit që t’i përgjigjet ftesës së Speciales, shqiptarët kanë bërë luftë të pastër e të drejtë

SHPËRNDAJE

Haradinaj deklaroi se në çdo rrethanë përgjatë historisë është dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e kjo dëshmohet edhe nga gatishmëria për t’iu përgjigjur drejtësisë, sado të padrejta qofshin ato, transmeton Indeksonline.

Haradinaj tha se e vlerëson lartë gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi që t’i përgjigjet ftesës për intervistim nga Specialja.

Ai shtoi se nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.