Ballina Aktuale Thaçi: Bajramin e kemi kaluar gjithmonë bashkë, kësaj here ta kalojmë duke...

Thaçi: Bajramin e kemi kaluar gjithmonë bashkë, kësaj here ta kalojmë duke mbajtur distancën fizike

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islam.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka uruar që kjo festë të jetë me shumë solidaritet, mirëkuptim dhe harmoni për njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Thaçi po ashtu ka bërë thirrje që kësaj here duhet të mbahet distanca fizike për t’u ruajtur shëndeti i më të dashurve tanë.

Postimi i plotë i presidentit:Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!. /Lajmi.net/