Ballina Aktuale Lajçak thotë se i ka finalizuar disa çështje me Hysenin dhe Gjuriqin

Lajçak thotë se i ka finalizuar disa çështje me Hysenin dhe Gjuriqin

SHPËRNDAJE

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar disa fotografi të takimit me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Diplomati sllovak ka shkruar se para takimit të liderëve është takuar me koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë për të përfunduar çështjet që janë diskutuar në takimet e fundit, raporton Gazeta Express.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të punuar në përfundimin e çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit”, ka shkruar Lajçak.

Sot në Bruksel janë takuar sërish Kosova dhe Serbia në nivelin e ekspertëve të përfaësuar nga Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Në kryeqytetin evropian do të takohen në fillim të shtatorit Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun e niveli të lartë.

Kryeministri kosovar dhe presidenti serb do të takohen më 4 shtator edhe në kryeqytetin amerikan me ftesë të Këshilltarit për Siguri Komëbtare të ShBA’së, Robert O’Brien./GazetaExpress/