Ballina Aktuale Pacollit i bëjnë bust në mes të Sarandës

Pacollit i bëjnë bust në mes të Sarandës

SHPËRNDAJE

Jemi mësuar që të përurohen buste për ata që nuk janë më në mesin tonë por kësaj radhe për rastin e ditëlindjes së kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, është vendosur një bust portret në vendin bregdetar të Sarandës.

Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se kjo është një dhuratë që nuk e priste.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Pacolli./express/