Ballina Aktuale Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

SHPËRNDAJE

Drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse ky vend shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det. Me atë rast, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Turqia nuk është më një partner i BE-së dhe se evropianët duhet të jenë të vendosur.

France24 shkruan se lideri francez priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe.

Macron nuk e fshehu zemërimin me presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan duke deklaruar para samitit se Turqia nuk ishte më partner i BE-së dhe se evropianët meritonin një qasje pak më të ndryshme nga ajo që po ndiqet aktualisht nga qeveria, transmeton Telegrafi.

“Na vjen keq që Turqia nuk ka pranuar thirrjet e BE-së për t’i dhënë fund aktiviteteve të saja të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Egje. Nëse nuk e bën këtë dhe nuk bie dakord për dialog, BE është e gatshme të hartojë një listë të masave të tjera kufizuese”, shtuan udhëheqësit. ato mund të diskutohen në Këshillin Evropian në 24 Shtator.

Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje shkaku i rezervave të gazit natyror dhe caktimit të territorit në det.

Greqia dhe Turqia pretendojnë të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në zonën e diskutueshme. Turqia ka dërguar anije kërkimore në zonën e diskutueshme, ndërsa anëtarët e BE-së kanë dërguar anije për të mbështetur Greqinë. Ankaraja dhe Athina po kryejnë stërvitje ushtarake me anije luftarake dhe aeroplanë. /Telegrafi/