Ballina Aktuale Gjimshiti në 11 e më të mirëve të Serisë A, bashkë me...

Gjimshiti në 11 e më të mirëve të Serisë A, bashkë me Ronaldon (FOTO)

SHPËRNDAJE
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 22: Berat Djimsiti of Atalanta during the UEFA Champions League group C match between Manchester City and Atalanta at Etihad Stadium on October 22, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

Tërnocasi, Berat Gjimshiti mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e skuadrës së Atalantës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte protagonist kryesor në suksesin e skuadrës italiane, të cilët arritën të shkonin deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Javë pas jave, paraqitjet e Gjimshitit vinin në rritje e në këtë formë ai është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit Italian të kompozuar nga “Wyscout“. Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Atalantës si Toloi, Gosens dhe Gomez.

dërsa, nuk mund të mbeteshin jashtë 11-tëshes së “Wyscout” yje si Ronaldo e Imobile në repartin e avancuar, së bashku me Insinje e talentin Kulusevski. /albeu/