Ballina Aktuale Historike për shëndetësinë preshevare: 24 punëtorë shëndetësorë marrin vendime të përhershme

Historike për shëndetësinë preshevare: 24 punëtorë shëndetësorë marrin vendime të përhershme

SHPËRNDAJE

Sot në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë kanë marrur vendime me afat të pacaktuar 24 punëtorë nga personeli shëndetësorë, raporton Ministria e Lajmeve.

Lajmin e ka bërë të ditur para pak çastesh drejtori i institucionit në fjalë Driton Salihu.

Z.Salihu është shprehur se sot është ndjerë i nderuar që kishte mundësinë për ti nënshkuar 24 vendimet me afat të pacaktuar për punëtorët e Shtëpisë së shëndetit.

“Mjekët dhe motrat i uroj punë të mbarë duke rrespektuar dhe nderuar punën, pacientat dhe të jenë në shërbim të qytetarëve!”- ka shkruar z.Salihu.

Postimi i plotë :

Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë sot kisha nderin ti nënshkruaj 24 vendime pune me afat të pacaktuar për 7 mjek dhe 17 motra-teknik medicinal.

Pas një pune të palodhshme, peripetive, kërkesave të gjithë puntorët shëndetsorë që kanë qenë të punësuar me afat të caktuar në shtëpinë e shëndetit, tashmë ata do të punojnë si puntorë të rregullt në shërbim të popullatës duke i ofruar shërbime shëndetsore!

Punësime në shtëpinë e shëndetit nga Ministria nuk ka pasur plot 7 vite dhe ky numër i madh i të punësuarish për një kohë nuk ka ndodhë ndonjëherë në historinë e shtëpisë së shëndetit.

Mjekët dhe motrat i uroj punë të mbarë duke rrespektuar dhe nderuar punën, pacientat dhe të jenë në shërbim të qytetarëve!

Për një shëndetësi më të mirë!

URIME!

/presheva.com/