Ballina Aktuale Për tekst-shkruesit e faqeve zyrtare online

Për tekst-shkruesit e faqeve zyrtare online

SHPËRNDAJE

Nga Edlira Gjoni

Ministri zhvilloi sot një takim – Nuk është lajm!

Kryebashkiaku mbolli një pemë – Nuk është lajm!Dekani priti në zyrë vizitorë – Nuk është lajm!Shefja juaj bëri një prezantim -Nuk është fare lajm!Sekretari i përgjithshëm doli në televizor – Hiç lajm!

Faqet zyrtare janë aty për të promovuar punën e institucionit, jo për të bërë PR-in e titullarit.

Lajmi është piramidë e përmbysur. Tharmin godite që në fjalinë e parë: “Në datën 7 tetor hiqen 5 nga 7 kufizimet e eksportit drejt BE-së. Kështu konfirmoi sot përfaqësuesi i BE në një takim që bëri me Ministrin …..” (Shembull hipotetik). E jo “Ministri pati sot një takim me zyrtarë të BE-së”.

Shkunduni! Nëse nuk ka tharm, nuk ka lajm.

Po nuk i hyn në punë qytetarit, kot i bëni fresk zyrtarit.

Ndaj, kursejini tekstet primitive që reklamojnë titullarin.

Pasqyroni punën. Ose mbylleni qepenin virtual!

P.S. Ky status vlen edhe për të gjithë entuziastët që kanë përfunduar shkruajtës tekstesh online pa dëshirën, ambicien apo formimin profesional që këto ujëra i eleminon në javën e parë.