Ballina Aktuale Biden për vaksinën e Modernas: Një tjetër arsye për të shpresuar

Biden për vaksinën e Modernas: Një tjetër arsye për të shpresuar

SHPËRNDAJE

Edhe një lajm i mirë ka ardhur gjatë ditës së sotme në fushën e shkencës mjekësore.

Kompania amerikane, Modera ka njoftuar për zbulimin e një vaksine kundër coronavirusit, e cila ka një efikasitet prej 95 për qind.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili e ka quajtur këtë një lajm të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.

“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është një tjetër arsye për të shpresuar. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë edhe me të dytën: jemi akoma disa muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe ta vendosin maskën për të vënë nën kontroll virusin”, pohoi fillimisht demokrati.

“Edhe një herë, unë përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që prodhuan këtë përparim dhe na kanë sjellë një hap më afër për të mposhtur këtë virus. Unë jam gjithashtu mirënjohës për punëtorët e vijës së parë, të cilët ende po përballen me virusin gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Lajmi rreth vaksinës së Moderna vjen derisa ditë më parë edhe kompania tjetër amerikane, Pfizer deklaroi se vaksina eksperimentale rezultoi me efikasitet prej 90 për qind.nga TaboolaMund t’ju interesojnëVdes këshilltari komunal i IstogutNdryshimi drastik i jetës së Diellza KolgecitNë kërcënimin e armës deshi t’ia vjedh Mercedesin, polici amerikan jashtë detyre qëllon sulmuesin – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Të dyja kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të hartuar vaksinat e tyre. /Telegrafi/