Ballina Lajme Nga Rajoni Bërnabiç: Nëse nuk japin rezultat masat e reja do të pasojë ora...

Bërnabiç: Nëse nuk japin rezultat masat e reja do të pasojë ora policore

SHPËRNDAJE

Sonte hyjnë në fuqi masat e reja të cilat i ka aprovuar Qeveria e Sërbisë “të gjitha objektet e shërbimit, përveç farmacive, pikave të karburantit dhe restoranteve që kanë shërbimin e shpërndarjes, duhet të mbyllen në orën 21:00.
Kjo masë është e kufizuar në dy javë, gjegjësisht deri më 1 dhjetor, dhe nëse situata epidemiologjike nuk qetësohet deri atëherë, do të kemi masa të reja edhe më drastike!
Masa kryesore e miratuar në seancën e Qeverisë të Dielën i referohet shkurtimit të orëve të punës në kafene, restorante, klube, dyqane, kinema, teatro dhe të tjerët. Orari i punës së lokaleve është shkurtuar për herë të tretë dhe tani ata mund të punojnë deri në orën 21 të mbrëmjes në vend të orës 23 sa ka qenë deri më tash.
Nëse kjo nuk funksionon, pason ora policore!
Siç deklaroi Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, shkurtimi i orarit të punës është e kufizuar në dy javë, kështu që pas kësaj periudhe, rezultatet e arritura nga kjo dispozitë do të vlerësohen.
Nëse numri i njerëzve të infektuar fillon të bjerë, masat do të shfuqizohen, dhe nëse numri i personave të infektuar vazhdon të rritet – masat mund të jenë më të rrepta, deri te ora policore.
Kështu, është e mundur mbajtja e maskave edhe në ambient të hapur, si dhe shkurtimi shtesë i orarit të punës së ambienteve të hotelierisë, dhe si mundësia e fundit do të jetë ora policore!