Ballina Humor-argëtim DROGA NË GJYKATË

DROGA NË GJYKATË

SHPËRNDAJE

Satirike

Një banor mali
Bie në burg,
E ka shkel ligjin
Për një gojë bukë!

Ka vjedhur në ara
Dy-tre duaj kashtë,
I mbetën lopët
Pa bari në grazhd!

Gjykata e mori
Me ngut një vendim,
E dënoi fshatarin
Me tetë muaj burgim!

Kur hyn në burg
Nuk ishte vet…
Me një të burgosur
Nisi muhabet!

Ç’të keqe të solli
Këtu o fatzi?
Të rrish me mua
Së bashku n’qeli!

Më zuri halli
E kisha për idare,
Pa vjedhur kashtë
Nuk e pata qare!

Po t’i çka pate
I tha fshatari,
Më kapën me drogë
S’më eci zari!

E më dënuan
Plot tre muaj,
Në këtë qeli
Burgun ta vuaj!

Fshatari i hutuar
Tha dreq o punë,
-Ti të dënohesh
Më pak se unë?!

Eh! Mik i dashur
Dëgjo ti Balshën,
Ata në Gjykatë
Nuk e hanë kashtën!

Spica Metalike
(Karikatura marrë nga internet)