Ballina Aktuale Plazh në shtator/ Shqipëria mes vendeve më të bukura në Europë për...

Plazh në shtator/ Shqipëria mes vendeve më të bukura në Europë për pushime

SHPËRNDAJE

Është gjithnjë e vështirë t’i thuash lamtumirë verës. Fatmirësisht ekzistojnë disa vende ku sezoni i verës mund të zgjatet – duke u larë në det dhe duke shëtitur në natyrë, duke soditur perëndimin e magjishëm të diellit dhe yjtë në qiell – ditë pa mendime dhe mbrëmje të paqta.

Nëse jeni ndër ata që do të bëni disa ditë pushimesh në shtator, Si Viaggia ka zgjedhur disa nga vendet më të bukura që s’duhet t’i lini pa vizituar, kur mund të shijoni detin dhe mrekulli unike.Mes tyre, spikat edhe një vend nga Shqipëria… Skiathos, një mbretëri relaksi dhe argëtimi Në shtator, Greqia dhuron emocione edhe më të pabesueshme, veçanërisht nëse gjendeni në një ishull ëndrrash si Skiathos, me plazhe të shumta ranore, oaze relaksi por në të njëjtën kohë është edhe mbretëria e argëtimit, me sharmin kozmopolit dhe lokale trendi.

Ishujt Balearik, një ëndërr që zgjat gjithë vitin Arkipelagu Balearik është një ëndërr që zgjat gjithë vitin, falë klimës së butë dhe të ngrohtë, plazheve të bukura me ujëra të pastra kristal, peizazheve natyrore që të lënë pa frymë, ideale për ndjekësit e aktiviteteve në natyrë. Për të mos folur pastaj për trashëgiminë e pasur kulturore në secilin prej katër ishujve në brigjet e Spanjës Lindore, gastronominë mesdhetare etj. Ka kaq shumë për t’u parë dhe shtatori është muaji ideal.

Malta, në zbulim të Karaibeve të Mesdheut Nëse nuk keni qenë kurrë në Maltë, disa ditë pushimesh në shtator mund të jenë rasti ideal për të shijuar plotësisht mrekullitë e saj. Nga thesaret në kryeqytetin e mrekullueshëm Valletta deri tek ishujt mbresëlënës Gozo dhe Comino, të cilësuara si Karaibet e Mesdheut, ju do të humbisni në spektaklin e gjithë tonaliteteve blu të këtyre ujërave.Pula, mes atraksioneve natyrore dhe kulturore Pula është një qytet i bukur dhe i rëndësishëm, me pamje nga deti, i cili shtrihet në majë të Istrias.

Ai ofron atraksione të larmishme kulturore dhe natyrore, duke nisur nga arena simbol e ndërtuar tërësisht me gurë gëlqerorë lokalë, duke vijuar me dëshmi të shumta të periudhës romane, e deri te plazhet befasuese e rrethinat e tyre, ku mund të eksploroni mrekulli të tjera si Parku Kamenjak, ideal për gjithë ata që pëlqejnë ekskursione dhe ecje në një natyrë të paprekur.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Villefranche-sur-Mer, perla e Côte d’Azur (Rivierës Franceze) Një gur i çmuar me bukuri të rrallë në Rivierën Franceze, Villefranche-sur-Mer është një fshat i vogël peshkatarësh për t’u vizituar me hap të ngadaltë, duke shijuar një arratisje të këndshme përgjatë rrugicave të ngushta dhe dredha-dredha të qendrës historike, të cilat të bëjnë të psherëtikësh në çdo hap. Një destinacion i njohur për jahte dhe varka me vela, por edhe më tërheqës kur laheni në diellin e ngrohtë të shtatorit.

Algarve, det i kristaltë dhe plazhe unike Algarve është, padyshim, një nga destinacionet turistike më të vlerësuara në Portugali.

Dhe nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ka një klimë të butë gjatë gjithë vitit, me det me ujëra si kristal dhe plazhe piktoreske. Algarve është një tërheqje shumë e fortë, veçanërisht kur keni fatin të zgjasni pushimet verore edhe pak.Saranda, një qytet i njohur bregdetar në Shqipëri Shqipëria, me perlat e saj, ofron bukuri të papritura, mbi të gjitha në një nga qytetet bregdetare më të njohura në Europë, Saranda. Nëse edhe në shtator keni ende dëshirë për pak det dhe qetësi, duke mos hequr dorë nga jeta e natës, Saranda mund të jetë pikërisht destinacioni që po kërkoni.Qipro, midis ujërave si kristal dhe historisë mijëvjeçare Ndër destinacionet bregdetare për t’u vizituar në shtator, së fundi ju sugjerojmë ishullin e mrekullueshëm të Qipros.

Një vend, midis botës greke dhe asaj turke, me gjithë hijeshinë që e shoqëron, ku mund të humbasësh zemrën në plazhet e ëndrrave, sitet arkeologjike, manastiret dhe xhamitë, fshatrat piktoreskë dhe qytetet moderne.