Ballina Teknologji Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 13 është një diferencë e madhe me...

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 13 është një diferencë e madhe me iPhone 12

SHPËRNDAJE

Testimi ishte standard me shfletim të vazhdueshëm në ueb me 5G të ndezur dhe ekran me shkëlqim 150 nits.

Testimet e para të baterisë së iPhone 13 tregojnë atë çfarë Apple pretendonte gjatë prezantimit të modeleve të reja iPhone, se ato vinën me përmirësime të dukshme të jetëgjatësisë krahasuar me iPhone 12.

Tom’s Guide testoi iPhone 13 dhe 13 Pro dhe zbuloi të dhëna mjaft interesante. iPhone 13 kishte jetëgjatësi baterie prej 10 orë e 33 minuta krahasuar me 8 orë e 25 minuta në iPhone 12. Galaxy S21 ishte gjithashtu pas me 9 orë e 53 minuta.

Testimi ishte standard me shfletim të vazhdueshëm në ueb me 5G të ndezur dhe ekran me shkëlqim 150 nits. iPhone 13 mini performoi edhe më mirë sesa modeli i vitit të kaluar por jo me të njëjtën diferencë.

Konkretisht kishte 8 orë e 41 minuta jetëgjatësi baterie krahasuar me iPhone 12 mini me 7 orë e 28 minuta jetëgjatësi baterie.

Situata është akoma më pozitive për iPhone 13 Pro që ka të njëjtin ekran 6.1-inç të iPhone 13. Pro shënoi 11 orë e 41 minuta jetëgjatësi baterie, një rritje me 2.5 orë më shumë sesa iPhone 12 Pro. Rivali Galaxy S21 Plus pati 9 orë e 50 minuta jetëgjatësi baterie.

Në fund testimi nxjerr iPhone 13 Pro Max fituesin e vërtetë me 12 orë e 13 minuta jetëgjatësi baterie krahasuar me 10 orë e 53 minuta në iPhone 12 Pro Max të vitit të kaluar.

Testimet tregojnë jo vetëm se Apple ka përmirësuar ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë por se sfidon edhe smartfonët më të mirë Android siç është linja Samsung Galaxy S