Ballina Teknologji Kina shpall të jashtëligjshme transaksionet në kriptomonedha

Kina shpall të jashtëligjshme transaksionet në kriptomonedha

SHPËRNDAJE

Aktualisht një bitcoin këmbehet me 41,920 dollarë sipas CoinMarketCap, 12% më pak sesa një javë më parë dhe një rënie me 4.5% në 24 orët e fundit.

Banka Qendrore Kineze tha ditën e Enjte se të gjitha transaksionet në kriptomonedha janë të paligjshme në vend dhe duhet të ndalohen me çdo kusht duke cituar sigurinë kombëtare si e rrezikuar prej tyre.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë tha se bursa e huaja ndalohen të ofrojnë shërbime për përdoruesit në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, 10 agjenci shtetërore premtuan se do të punojnë së bashku për të mbajtur lart presionin mbi kriptomonedhat.

Banka qendrore tha se kriptomonedha si Bitcoin dhe Tether nuk duhet të qarkullohen në vend sepse nuk janë para zyrtare. Rritja në popullaritet e tyre ka cënuar stabilitetin ekonomik dhe financiar tha banka duke i krahasuar ato me skema piramidale dhe aktivitete të tjera kriminale.

Ata që shkelin ligjin do të ndiqen penalisht tha banka qendrore. Lëvizja ka filluar të shkaktojë panik tek disa tregtarë në bitcoin duke bërë që kriptmonedha të bjerë me shpejtësi.

Aktualisht një bitcoin këmbehet me 41,920 dollarë sipas CoinMarketCap, 12% më pak sesa një javë më parë dhe një rënie me 4.5% në 24 orët e fundit.

Kina ka qenë baza e disa prej operacioneve më të madhe të gërmimit të kriptomonedhave në botë. Në fillim të vitit autoritetet nisën një lëvizje për të bllokuar aktivitetin.