Ballina Teknologji Twitter përmirëson ndjeshëm cilësinë e videove

Twitter përmirëson ndjeshëm cilësinë e videove

SHPËRNDAJE

Gjithsesi cilësia nuk është e nivelit HD të videove që postohen në YouTube por dallimi është i madh krahasuar me cilësinë e mëparshme.

Twitter tha se videot e ngarkuara në platformë tashmë do të kenë më tepër cilësi duke reduktuar shfaqjen e pikselëve.

Llogaria zyrtare e mbështetjes në Twitter zbuloi se ishte bërë disa rregullime në platformë për të adresuar cilësinë e dobët të videove që ka qenë një problem përgjatë gjithë ekzistencës së rrjetit social.

Platforma ka hequr fazën e para-përpunimit kur përdoruesit ngarkojnë një video. Gjatë kësaj faze klipi ndahej në disa pjesëza më të vogla për ta bërë përpunimin më të shpejtë por nga ana tjetër reduktonte cilësinë e videos.

Cilësia e përmirësuar e videove pritet të jetë e disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe aplikohet vetëm për ngarkimet e reja, jo për videot tashmë në platformë.

Twitter ka paraqitur një shembull sesi duken videot me përmirësimin e cilësisë.

Gjithsesi cilësia nuk është e nivelit HD të videove që postohen në YouTube por dallimi është i madh krahasuar me cilësinë e mëparshme.