Ballina Sport Dy ekipe anlgeze në garë për Saint-Maximin

Dy ekipe anlgeze në garë për Saint-Maximin

SHPËRNDAJE

Futbollisti i Newcastles ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Allan Saint-Maximin është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Newcastle.

Futbollisti ka realizuar dy gola e tre asistime në shtatë ndeshjet e para, duke bërë që shumë klube të shprehin interesim për të.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Chelsea dhe Liverpool janë në garë për transferimin e tij dhe pritet të bëjnë ‘garë’ të ashpër verën e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij.

Saint-Maximin ka kontratë të vlefshme me Newcastle deri në qershor të vitit 2026, ndërsa çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro.

24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipe si Nice, Monaco, Bastia, Saint-Etienne, Hannover.