Ballina Sport Roma rinovon për 5 vite me kapitenin

Roma rinovon për 5 vite me kapitenin

SHPËRNDAJE

Mesfushori i Romës, Lorenco Pelegrini është rritur ndjeshëm nën urdhrat e Zhoze Murinjos me tekniku portugez që i ka besuar dhe shiritin e kapitenit.

Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar plot 5 gola me fanellën e vardhekuqve dhe ka dhënë dy asist duke u bërë lojtari kyç në mesfushën e Romës. Klubi romak nuk ka dashur të privohet nga ndonjë ofertë tunduese në merkato dhe i ka rinovuar kontratën Pelegrinit.

Mesfushori italian ka firmosur për 5 vitet e ardhshme me Romën duke u vendosur në qendër të projektit të Zhoze Murinjos. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Romës në rrjetet sociale ndërkohë në një prononcim të shkurtër mesfushori u shpreh:

‘’Është e pamundur për mua të shpjegoj ndjenjat në këtë moment. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë, për të forcuar lidhjen midis meje, ekipit tim dhe qytetit tim’’, ishin fjalët e para të Pelegrinit.