Ballina Aktuale Tiodoroviq: Nëse vaksinojmë 80 për qind të popullatës, i heqim maskat në...

Tiodoroviq: Nëse vaksinojmë 80 për qind të popullatës, i heqim maskat në pranverë

SHPËRNDAJE

Epidemiologu prof. Dr Branislav Tiodoroviq vlerësoi sot se nëse vaksinohen 80 për qind e njerëzve, do t’i heqim maskat në pranverë, thotë për gazetën Blic, Dr. Todoroviq, raporton Jetapress.
Anëtari i Shtabit të Krizave, Tiodoroviq, tha se zgjidhja e vetme në epidemi janë vaksinat.
Ai kujton se në këtë moment, ne kemi 54 për qind të personave të vaksinuar, dhe për të hyrë në vitin tjetër në mënyrë më paqësore, ne kemi nevojë, siç thekson ai, 80 për qind të mbulimit të imunizimit.
Ai thekson se ne do të jemi në gjendje të heqim maskat në pranverë, por vetëm në rrethanat e përmendura, dhe se përndryshe do të na presë një proces natyror, i cili është mizor dhe mund të lërë pasoja fatale.
Tiodoroviq e vlerëson situatën aktuale epidemiologjike në Serbi si të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh numrin e te infektuarve, të shtruarve në spital, por edhe vdekjeve, i cili ende nuk është në rënie, thotë për gazetën Blic, Dr. Todoroviq, raporton Jetapress.