Ballina Aktuale Fushë Kosova është shtëpia jonë, është obligimi ynë të punojmë dhe ta...

Fushë Kosova është shtëpia jonë, është obligimi ynë të punojmë dhe ta zhvillojmë atë!

SHPËRNDAJE

Flet Mr.sc. Aida Alimi,  kandidatja e mundshme për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, nga radhët e PDK-së

Të jesh e para duhet punë, përkushtim, guxim dhe angazhim maksimal, andaj ftoj të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, të na mbështesin me votën e tyre më 17 tetor, duke rrethuar nr. 177, me moton “Bashkë për Fushë Kosovën”, thotë për Portalin Jetapress, Mr.sc. Aida Alimi, kandidate për Asamblenë Komunale.

Mr.sc. Aida Alimi,  kandidatja e mundshme për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, nga radhët e PDK-së.  Ajo ka mbaruar studimet në degën e Ekonomisë, në Drejtimin Menaxhment dhe Informatikë pranë Universitetit AAB, Prishtinë.

 Kontributi i saj është vlerësuar nga Dega e PDK-së dhe i është dhënë besimi t’i prijë listës në zgjedhjet e 17 tetorit. Misioni i saj është të jetë zë i qytetarëve, adresë dhe avokuese e problemeve të qytetarëve, këmbëngulëse për shtyrjen përpara të politikave zhvillimore, për investime dhe më shumë vende pune. Është pjesë e një ekipi të intelektualëve dhe kuadrove që kanë vullnetin e pashtershëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve, që Fushë Kosovës t’i kthehet perspektiva.

Moto e Aida Jashari-Alimit është: Fushë Kosova është shtëpia jonë, është obligim të punojmë dhe ta zhvillojmë! Na priftë e mbara! ….. Dhe ky është statusi i Aidës kur është kandidua për këshilltare: Të dashur familjar, miq dhe qytetarë të Fushë Kosovës. Ndjehem e nderuar për besimin e kryesisë që të jam bartëse e listës në mesin e më të mirëve të listës së Partisë Demokratike të Kosovës-Dega Fushë Kosovë për këshilltare Komunale e komunës së Fushë Kosovës.

Misioni im është të jam zë i qytetarëve, adresë dhe avokuese e problemeve të qytetarëve, këmbëngulës në shtytjen përpara të politikave zhvillimore që përmirësojnë jetën e qytetarit. Profili im akademik dhe profesional. – Mr.sc e shkencave te Ekonomisë. Për t’i realizuar objektivat dhe shtyrë përpara sfidat e qytetarëve kam fatin të jam pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të intelektualëve dhe kuadrove që kanë vullnetin e pashtershëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Fushë Kosovës që t’i kthehet perspektiva nga një qytet i gjymtuar në qytetin për qytetarin, në një qytet që ofron hapësirë për investime dhe më shumë vende pune. Më 17 tetor Fushë Kosova ka fatin dhe mundësinë të vendosin në krye të Komunës njeriun e progresit, njeriun me vizion shumë të nderuarin z.Rrahim Tërnava Fushë Kosova është shtëpia jonë, është obligim të punojmë dhe zhvillojmë! Sinqerisht, Aida Jashari-Alimi.

Vlen të ceket se Mr.sc Aida Alimi, ka lindur në vitin 1989 në Fushë Kosovë nga familja Jashari e Mitrovicës dhe e martuar me Kadri Isuf Alimin nga Tërnoci i Madh i Bujanocit, e cila familjarisht jeton dhe vepron në Fushë Kosovë, njofton Jetapress.