Ballina Aktuale Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut

SHPËRNDAJE

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut i janë drejtuar këtë të dielë pikave të votimit, për të zgjedhur drejtuesit vendor. Procesi nisi në orën 7:00 të mëngjesit, kur edhe u konstatuan disa probleme të vogla teknike, në lidhje e me funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik.

Në garë për 80 komuna dhe qytetin e Shkupit janë 299 kandidatë për kryetar dhe 10 mije e 600 kandidatë për anëtarëve të këshillave komunalë. Të drejtë vote kanë 1 milionë e 824 mijë  qytetarë, ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje po aplikohet identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Votimi po zhvillohet duke respektuar protokollet shëndetësore për shkak të pandemisë së Covid-19. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e këtij procesi. Ndërkohë policia maqedonase ka njoftuar arrestimin 4 personave të dyshuar për blerje votash në lagjen Dracevë të Shkupit, të cilëve iu konfiskuan 2000 Euro.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në Maqedoninë e Veriut që prej shpalljes së pavarësisë.