Ballina Aktuale Të paktën 46 persona humbën jetën pas përmbytjeve në Indi

Të paktën 46 persona humbën jetën pas përmbytjeve në Indi

SHPËRNDAJE

Të paktën 46 persona kanë vdekur nga përmbytjet të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Imazhet dhe videot nga zona tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpia të fundosura dhe ura të rrëzuara.

Ekspertët thonë se shteti i Himalajeve, një zonë e njohur turistike, po sheh efektet e ndryshimit të klimës dhe ndërtimit të shfrenuar.

Përmbytjet kanë prekur gjithashtu shtetin jugor të Kerala-s, ku të paktën 26 persona janë mbytur ditëve të fundit.

Të dyja shtetet, kanë regjistruar reshje të tepërta këtë vit, sipas të dhënave nga departamenti i motit në Indi.