Ballina Sport Ëndrra e bardhezinjve

Ëndrra e bardhezinjve

SHPËRNDAJE

Mesfusha është reparti me më shumë probleme tek Juventus.

Ëndrra e bardhezinjve është Paul Pogba, me francezin që duket se ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me Manchester United dhe mund të largohet në fund të sezonit me kosto zero.

Juventus interesohet edhe për Tchouameni, talenti i Monaco që duket se tani, sipas Football Insider, ka përfunduar në shënjestrën e United, që e konsideron si zëvendësuesin ideal të Pogba.

Klubi i Principatës kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Për 21-vjeçarin interesohet edhe Real Madrid.