Ballina Aktuale Virologu italian: Pandemia do të përfundojë në maj

Virologu italian: Pandemia do të përfundojë në maj

SHPËRNDAJE

Bota është duke u përballur me një valë të nxehtë të pandemisë.

Ndikuar nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron, disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë së shpejti fundin e saj.

Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se shkalla e lartë e vaksinimit mund të nënkuptojë se pandemia merr fund deri në pranverë.

“Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme do të jemi jashtë pandemisë”, tha Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova, për Rai Radio1 të mërkurën.