Ballina Aktuale Mesazh urimi i z/Reisit Saqipi me rastin e Kurban Bajramit

Mesazh urimi i z/Reisit Saqipi me rastin e Kurban Bajramit

SHPËRNDAJE

z/Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi,  H. Nexhemdin ef. Saqipi, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit.

Mesazhi i z/Reisit Saqipi del nga dëshira e madhe, që festa e Kurban Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, që festat e tjera, t’i presim në kushte dhe rrethana normale.

“Urojmë që kjo festë e solidaritetit dhe sakrificës të jetë motivacion për përforcimin e besimit në mes qytetarëve, që ata të jenë të bashkuar në rrugën e humanitetit, mirësisë, dashurisë, dhe respektit të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve të tyre politike, racore, kulturore dhe fetare”, thuhet në mesazhin e  z/Reisit Saqipi.

Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në mesazhin e urimit të z/Reisit Nexhemdin ef. Saqipi, njofton Jetapress.